Operacioni i SPAK, 32 urdhër arreste, mes të ndaluarve edhe personazhe…
Detaje të reja nga operacioni i SPAK me 32 urdhër arreste të lëshuara. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se mes të arrestuarve janë dhe personazhe të njohur të botës së krimit.
Operacioni vijon në disa qytete. 19 urdhër arreste janë lëshuar vetëm në Elbasan.
SPAK ka firmosur urdhër arreste për disa personazhe të njohur të botës së krimit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se janë firmosur urdhër-arreste për Ervis Martinajn, Suel Çelën, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Sokol Sanxhaktarin dhe K.Mehja.
SPAK ka kërkuar arrestimin e tyre dhe Gjykata e Posaçme më pas i ka miratuar urdhrat e arrestit. Janë firmosur mbi 55 urdhër kontrolle në ambiente të ndryshme si shtëpi, hotele apo vende të njohura si baza të grupeve. Personat e skeduar dyshohen për vrasje, rrëmbim personi dhe shantazhe.
Mes të arrestuarve në Elbasan rezulton një oficer policie. Ai dyshohet se ka pasur lidhje me grupet kriminale në qytet.