AktualitetPolitike

Zonja Ministre, a keni ndërmend të mbështesni kërkesat e mësuesve të Librazhdit?

KAON
Nga fjala e deputetit te Librazhdit, Lefter Geshtenja, dje në Parlament.
Të nderuar qytetarë shqiptarë!
Më lejoni të përmend disa emra të nderuar. Halit Bërzeshta, Hardar Blloshmi, Genc Leka, Vilson Blloshmi. Të gjithë këta janë të njohur prej jush pasi janë pjesë e rëndësishme e historisë tonë kombëtare.
Këta emra i lidhin dy gjëra thelbësore. Janë arsimtarë me kontribut të madh për kulturën dhe arsimin shqiptar, dhe së dyti, janë të gjithë nga Librazhdi.
Arsimi në vendlindjen e tyre po vdes.
Librazhdi sot ka rreth 50 shkolla, të mesme dhe 9 vjeçare, por që dita ditës po treten në harresë. Sot, gjysma e klasave në të gjithë Librazhdin janë klasa të kombinuara/ kolektive!
Dua të ndalem tek një çështje mjaft thelbësore, që prek gjithë Shqipërinë; Trajtimin e mësuesve.
Pak ditë më parë, denoncova mospagesën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për mesuesit në 7 muajt e fundit. Që nga muaji Janar, mësuesit e Librazhdit nuk kanë marrë asnjë lekë për orët shtesë, orët e vështirësive apo transportin.
Mësuesit janë detyruar të paguajnë vetë transportin për të shkuar pranë nxënësve. Edhe atë pak kompensimin që jep ministria e Arsimit, jo vetëm që jepet me vonëse, por është gjysmak.
Mësuesit në Librazhd më kanë informuar se ata kompensohen sot për transportin me anë të një VKM-jë të vitit 1998. Konkretisht, njëri prej tyre më shkruan se paguan çdo ditë 400 lekë për transportin, ndërsa ministria e kompenson vetëm 164 lekë.
Si mundet të kemi arsim kur mësuesit trajtohen në këtë mënyrë?! Kur ata nuk marrin as atë që u takon, e jo më të flasim për kushte pune më të mira apo për rritje page!
Zyrat Arsimore janë kthyer në zyra partie dhe patronazhistësh ku heqin dhe emërojnë mësues vetëm nga biografia politike.
Kostoja me vendimet e gjykatave janë me qindra million lekë, pa llogaritur se kanë hequr nga puna mësuesit e kanë punësuar nallbanë e të paaftë.
Personalisht, inkurajoj dhe mbështes fort mësuesit në të gjithë vendin, në veçanti ata mësues që kanë ngritur zërin dhe kanë protesuar, siç bënë pak ditë më parë mësuesit e Librazhdit që protestuan para zyrës arsimore.
Kam disa pyetje pyetje publike për zonjën Ministre Kushi, e cila vjen nga I njëjti qark.
Zonja Ministre, a keni ndërmend të mbështesti kërkesat e mësuesve të Librazhdit?
Kur do i paguani orët shtesë dhe sigurimet?
A do e rimbursoni transportin e mësuesve në kosto reale kur çmimi i naftës është në çmim rekord?
Kur do u rrisni pagën mësuesve që ata të mos braktisin mësimin?
Ju zonja Kushi, duhet të merreni me arsimin!
Duhet të mbështesni mësuesit dhe të mos ktheni zyrat arsimore në zyra partie.
Ju faleminderit!
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?