AktualitetPolitike

Alibeaj: Zyrtarja e DASH më dha mbështetje për PD pro amerikane

KAON

Enkelejd Alibeaj deklaroi se ka marrë mbështetjen e zyrtares së lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried e të dërguarin Gabriel Escobar me të cilët u takua paraditen e sotme në Kuvend. Alibeaj tha se Donfried i ka dhënë mbështetjen për një Parti Demokratike që sheh nga e ardhmja dhe është pro-amerikane. Ai shtoi më tej se kanë folur për të gjitha sfidat e Shqipërisë e shtetit të së drejtës. I pyetur nëse është përmendur Berisha në takim, Alibeaj e mohoi një gjë të tillë. 

Pjesë nga konferenca: 

Enkelejd Alibeaj: Pata kënaqësinë sot të prisja Donfried në takim miqësor me kolegët e mi dhe ekipin e saj. Folëm për çështjet e rëndësishme me të cilat Shqipëria është duke u përballur, në lidhje me zgjedhjet, ër çështje të shtetit të së drejtës, po ashtu edhe për çështjen e luftës ndaj korrupsionit. I shpreha vendosmërinë tonë për të çuar përpara këto sfida. Nuk lija dot pa diskutuar marrëdhënien e posaçme që ka PD dhe SHBA-në. Vura re një mbështetje të madhe ndaj nesh, mora mbështetjen e zonjës për një opozitës të fortë, të qëndrueshme, pro-amerikane që sheh nga e ardhmja. Këto janë gjëra të rëndësishme që preukopojnë jo vetëm PD-në por të gjithë vendin.

Pyetje: A u diskutua për gjërat e brendshme të PD?

Enkelejd Alibeaj: Unë ju thashë që diskutuam për sfidat që prekin të gjithë Shqipërinë, ky është preukopimi kryesor i të gjithë Partisë Demokratike.

Pyetje: U përmend emri i Berishës?

Enkelejd Alibeaj: Juve duhet tadini, më njihni aq sa për ta ditur se në takime diplomatike përmenden sfidat dhe çështje që shqetësojnë të gjithë Shqipërinë. Çështje të së drejtës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?