Rekordi i sulmuesit spanjoll, 6 vite rradhazi pa humbur një ndeshje
Integritet, besimi i trajnerëve, aftësi dhe shumë fat që nuk dëmtohet kurrë. Inaki Williams, futbollisti i Athletic Bilbao-s është për rekord. Sulmuesi spanjoll me origjinë ganeze kundër Celta Vigos luajti ndeshjen e 227 radhazi në La Liga, gati gjashtë vite radhazi pa u dëmtuar, skualifikuar apo përjashtuar për zgjedhje teknike.
Tetorin e kaluar ëilliams kishte mposhtur rekordin e mëparshëm prej 203 ndeshjesh radhazi të luajtura në kampionatin spanjoll që i përkiste Juanan Larranaga, mbrojtësi i Real Sociedad në vitet ’80 dhe ’90. Seria e pabesueshme e sulmuesit filloi më 17 prill 2016 në fitoren 1-0 kundër Malaga-s.
Total 0 Votes
0
0
