Të martën që vjen pritet të mbildhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Pjesë e diskutimit të grupit pritet të jetë diskutimi dhe dorëzimi i emrave të diskutuar për presidentin e republikës. Kujtojmë se PS ka mandatuar Tauland Ballën, Elisa Spiropalin si dhe Damian Gjiknuarin për diskutimet mbi zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Po ashtu, pjesë e mbledhjes pritet të jetë edhe diskutimi mbi deputetin Orlando Rakipi, babai i të cilit u shpall ‘non grata’ përpara disa ditësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Total 0 Votes
0
0