Princ Leka takohet me Ramush Haradinaj
Pata kënaqësinë e veçantë të takoja dje në Tiranë ish-kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe mikun e çmuar të Familjes mbretërore, Z. Ramush Haradinaj.
Shkëmbyem pikëpamjet tona mbi situatën politike dhe të sigurisë në Ballkan dhe u pajtuam se integrimi i plotë i Shqipërisë dhe i Kosovës ne institucionet euro-atlantike është në interesin strategjik të kombit shqiptar dhe në dobi të paqes në rajonin tonë.
E falenderoj përzemërsisht Z. Haradinaj për fjalët e ndjera dhe kujtimet e ngrohta kundrejt babait tim Mbretit Leka I në rastin e 83-vjetorit të tij të lindjes.
Morën pjesë në takim edhe Kryetari i Oborrit, Z. Armer Juka, dhe Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Z. Shpëtim Axhami.
Total 0 Votes
0
0