Rritja e çmimeve mbush arkën e shtetit me rreth 2 miliardë lekë

Aktualitet

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se çmimet e rritura kanë pasur kontribut me 1.9 miliard lekë dhe pjesa tjetër ka ardhur si pasojë e rritjes së aktivitetit ekonomik.

Ibrahimaj tha se qeveria ka shkurtuar disa shpenzime, në mënyrë që të financojë paketën e rezistencës sociale.

“Paga mesatare ka ndjekur të njëjtin trend. Ka pësuar një rritje me 8% krahasuar me vitin e kaluar. Për treguesit, gjatë muajve të parë të vitit kemi pasur një rritje të të ardhurave me 26%. Çmimet e rritura kanë pasur kontribut me 1.9 miliard lekë dhe pjesa tjetër ka ardhur si pasojë e rritjes së aktivitetit ekonomik.

Rritja ekonomike të luhatet në nivelin 2.3, 2.5 për qind. Kemi reduktuar shpenzimet për të financuar paketën e rezistencës sociale. Elementë të kësaj pakete, me të cilat ju jeni njohur. Kemi ritur përqindjen e indeksimit të pensioneve me 3.3 për qind dhe kemi mbështetur sektorët më të prekur nga rritja e karburanteve”, deklaroi ndër të tjera Ibrahimaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?