Balluku: Nuk do të lejojmë ndërprerjen e energjisë elektrike

Aktualitet

Qeveria shqiptare ka investuar që skenarët e ndërprerjes së energjisë të mos përsëriten më. Kështu tha ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku e ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania.

Balluku e lidhi krizën energjetike me një situatë gjoepolitike të nxitur nga tregjet e naftës, me të cilën siç tha po përballet Europa. Ministrja siguroi se qeveria ka bërë blerje afatgjata të energjisë në mënyrë që të mos dalë çdo ditë në treg, ndërsa shtoi se sipas parashikimeve fillimi i prillit do të ketë reshje, çka do të ndikojë pozitivisht në kaskadën e Drinit.

Presim reshje në datat 2, 3, 4 dhe 5 prill në Kaskadën e Drinit, në RMV dhe Alpe që janë vendburime për këtë kaskadë dhe depozitat e dëborës që do na ndihmojë në maj dhe qershor. Por kemi bërë edhe blerje afatgjata të energjisë për të mos dalë në treg çdo ditë”, tha ministrja.

Marrë nga Euronews

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?