Basha për inceneratorët: 430 mln euro u gllabëruan nga një njeri Mirel Mërtiri

Aktualitet Politike

Hetimi parlamentar për inceneratorët ishte kryefjalë e seancës së sotme plenare. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Basha tha se komisioni hetimor faktoi aferën më të madhe korruptive me plehrat, ndërsa theksoi se 430 mln euro u gllabëruan nga një person i vetëm.

“Për dy javë me radhë, para agresionit rus ju keni dëgjuar me fakte atë që PD ka thënë tash 6 vjet. Keni dëgjuar me dokumente, duke marrë edhe nga mediat investigative, por edhe rrjete të hapura, përfshi dokumente financiare të parajsave fiskale.

Janë mbledhur tre shokë, njëri ish anëtar i bandës së Lushnje, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto e parafolësi (zv/kryeministri Ahmetaj) kanë shkuar te Rama i kanë thënë është ky biznesi i plehrave është me fitim. Po i ka thënë ai sic e ka zakon ecni. Kanë ndërtuar një skemë i ka dhënë urdhër mininistrit të parë, ai s’e zbatoi e ka hequr, më pas ka ardhur ministri i dytë e gjëra kanë shkuar fjollë.

Të ndërtojnë inceneratorë për të djegur plhera, e kanë parë reagimine PD e më pas kanë proceduar me fshehtësi.
17 vendime brenda 8 oëve që ti jepet dikujt pa garë brenda ditës mundësia të garojë e më pas nga taksat tuaja parapagesë, e të thuash s ka asgjë, e më pas i njëjti person të përfitojë 23 mln euro, e të thuash prap s ka asgjë jo normale e të gënjesh, me studimin e BB, ai është çmimi i plotë edhe i mbledhjes edhe i futjes në faza të konteinerëve nën tokë, por e vërteta për këta s ka rëndësi.

 

 

Duke patur në krah heshtjen e gjatë të mediave,kanë menduar se mund t ia hedhin për të bërë sikur komisioni s ka ekizistuar. Sikur nuk është fakt që kreu i bashkisë ka kaluar me firmën e vet diçka që nuk ishte në kompetencën e tij.

430 mln euro, është gllabëruar nga një individ mirel mërtiri. Është e pamundur që një njeri i vetëm i cili më pas lavdërohej si gjeni na u bë zgjidhësi i problemit të plehrave.”- u shpreh Basha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?