SPRINT NEWS ALBANIA

BotaRajoni

Zbulohet mesazhi i Erdogan një ditë para takimit Lavrov-Kuleba në Turqi

Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ministrat e Jashtëm të dy vendeve kanë rënë dakord të takohen për bisedime, të cilat zhvillohen nesër në Turqi.

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka thënë se shpreson që takimi në një resort jugor të Antalias do të “hapë derën për një armëpushim të përhershëm”, raporton “BBC”. Nuk është e qartë se çfarë shansi ka ai për përparim, pasi Presidenti rus ka thënë se do të ndjekë qëllimet e tij, qoftë përmes negociatave apo veprimeve ushtarake.

Turqia është anëtare e NATO-s, por Presidenti Erdogan është përpjekur të krijojë një qëndrim të ndryshëm nga vendet perëndimore për pushtimin rus. Teksa tha se Turqia nuk e pranonte atë që po ndodhte me ukrainasit, ai theksoi se sanksionet ishin “shndërruar thuajse në një gjueti shtrigash kundër rusëve”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?