Bota

Shefi i Shtabit të Ushtrisë ukrainase bën deklaratën: Kemi kaluar nga mbrojtja në kundërsulm!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në Ukrainë, ka deklaruar se ushtria tanimë po kalon nga mënyra mbrojtja në një taktikë kundërsulmi. Këtë deklaratë ai e ka bërë për mediat vendase.

“Tani po kalojmë nga mbrojtja në kundërsulm”, ka deklaruar shefi i shtabit.

Vlen të përmendet se Rusia po godet me ofensivë të plotë mbi qytetet kryesore të Ukrainës, si Kievi dhe Kharkiv, por atje është përballur me rezistencën e ushtrisë vendasve dhe qytetarëve të rekrutuar. Ukraina ka deklaruar këto ditë se kanë vrarë mijëra ushtarë rusë, kanë shkatërruar qindra tanke, artileri të rëndë, avionë e helikopterë. Nga ana tjetër, pretendime të ngjashme ka pasur edhe nga ana e Rusisë.

Kjo e enjte sakaq, shënon edhe raundin e dytë të bisedimeve mes dy vendeve. Pritet të shihet nëse do të gjendet një marrëveshje për armëpushim. Putini i ka bërë të qarta kërkesat e tij. Ai kërkon që Ukraina të shpallë gjendjen e neutralitetit, të heqë dorë nga Krimeja dhe të mos anëtarësohet në NATO. Këto kërkesa, nuk janë pranuar nga Zelensky.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?