Erdogan del publikisht kundër Putinit

Bota Rajoni

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se njohja e rajoneve të shkëputura në Ukrainën lindore nga ana e Rusisë është e papranueshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur nga Afrika ku qëndron në një turne ku do vizitojë tre vende, presidenti Erdogan u bëri thirrje gjithashtu palëve që të udhëhiqen nga mendja e shëndoshë dhe ligjit ndërkombëtar në vazhdën e lëvizjeve të fundit të Rusisë, duke përfshirë dërgimin e trupave në Ukrainën lindore.

Presidenti turk u shpreh se duke qenë se Turqia është një vend me dalje në Detin e Zi, nevojiten shumë masa për situatën në Ukrainë e cila gjithashtu është një vend me dalje në Detin e Zi, duke shtuar se tashmë po merren masa të tilla.

Erdogan shtoi se për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës, Turqia është gjithashtu e gatshme të marrë pjesë në një samit të përbashkët të Këshillit të Sigurimit të OKB-së së bashku me Gjermaninë, siç propozohet nga Ukraina, nëse vendet e tjera bien dakord.

 

 

Duke folur rreth vizitës në Turqi të presidentit izraelit që pritet të ndodhë muajin e ardhshëm, ai tha: “Ne i kushtojmë rëndësi vizitës së Isaac Herzog në Turqi, e cila mund të çojë në zhvillime në fusha të tjera”.

Vizita shihet si një shenjë e një debllokimi të mundshëm të marrëdhënieve turko-izraelite.

Sa u përket lidhjeve të Turqisë me Arabinë Saudite, Erdogan tha: “Turqia dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet e saj me Arabinë Saudite, ne duam dialog pozitiv dhe përmirësimin e lidhjeve përmes hapave konkretë”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?