Meta dekreton dy ligje të qeverisë: Me rëndësi zbatimi me përpikmëri

Aktualitet

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë miratimin e tij sot për dy ligje të qeverisë, duke i dekretuar ato. Bëhet fjalë për ligjin “Për ushqimin”, të ndryshuar” si edhe “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

“Ndryshimet ligjore që synojnë përmirësimin e legjislacionit për lehtësimin e klimës së bizneseve, të cilat kryejnë veprimtari ekonomike në import-eksport në fushat e ushqimit dhe ushqimit për kafshë; marrja e masave për sigurinë ushqimore; dhe sanksionimi në ligj i detyrimit për hartimin e miratimin e një Strategjie për Sigurinë Ushqimore, janë të mirëpritura.”- thekson kreu i Shtetit.

Njoftimi i plotë:

1) Ligjin nr. 10/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, të ndryshuar”; dhe
2) Ligjin nr. 11/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ndryshimet ligjore që synojnë përmirësimin e legjislacionit për lehtësimin e klimës së bizneseve, të cilat kryejnë veprimtari ekonomike në import-eksport në fushat e ushqimit dhe ushqimit për kafshë; marrja e masave për sigurinë ushqimore; dhe sanksionimi në ligj i detyrimit për hartimin e miratimin e një Strategjie për Sigurinë Ushqimore, janë të mirëpritura.

 

 

Është me rëndësi që institucionet shtetërore të angazhohen jo vetëm në hartimin e strategjive publike në këtë drejtim, por edhe në zbatimin e tyre me përpikmëri, duke forcuar kontrollin ndaj sigurisë ushqimore, në mbrojtje të konsumatorit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?