Arratisen nga paraburgimi në Kretë 5 shqiptarë të dënuar për krime të rënda

Bota Rajoni

Arratisen të dielën natën 5 shqiptarë nga policia qendrore e Hania, Kretë. 5 të burgosurit ishin transferuar nga Athina për të kryer dënimin në burgun e Agjia, Kretë dhe ndodheshin në stacionin qendror të policisë së Chania sepse drejtoria e burgut nuk funksionon në fundjavë. Policia greke akoma nuk ka informacion se si mundën të arratisen 5 të burgosurit, që ndodheshin në qelinë e policisë dhe sot në mëngjes do dërgoheshin në burg.

Shqiptarët u sollën në paraburgim mëngjesin e së shtunës në pritje për t’u çuar në burgun e Hanias, teksa ishin të dënuar për vepra të rënda penale si vrasje e grabitje. Nga policia është duke u zhvilluar një operacion i madh për kapjen e tyre.

Të dënuarit që transferohen në burgje rurale si ai i Agias, janë ata që kanë kryer 8 vite burg në rast deëimi “Isovia”, ata që kanë kryer 1/5 për dënime mbi 10 vjet, të ketë marrë të paktën 1 leje dhe të jetë kthyer si dhe të ketë pasur sjellje të mirë në burg. Burgjet rurale janë burgje ku të burgosurit punojnë.

1 prej të dënuarve i akuzuar për 3 vrasje, i dënuar 3 herë “Isovia”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?