Frika e pushtimit rus të Ukrainës/ Në lojë hyn Erdogani

Bota

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë homologun e tij Volodymyr Zelensky në Ukrainë të enjten pasi “vendosi” Turqinë si ndërmjetëse për të zvogëluar tensionet me Rusinë dhe një zyrtar tha se ai nuk po zgjidhte asnjë anë në krizë.

Madje zyrtari turk ka thënë për Reuters se Ankaraja pret që tensionet të zbuten pas takimit në Kiev, praporton Telegrafi.

Të mërkurën, Ankaraja dhe Kievi thanë se do të nënshkruanin një marrëveshje të tregtisë së lirë dhe marrëveshje të tjera.

Rusia ka mohuar çdo plan për pushtimin e Ukrainës mes shqetësimeve të shumë vendeve perëndimore për ndërtimin e më shumë se 100,000 trupave pranë kufirit, por ka kërkuar garanci gjithëpërfshirëse sigurie nga Perëndimi.

 

 

Udhëtimi i Erdogan vjen pas vizitave të krerëve të anëtarëve të NATO-s, Britanisë, Polonisë dhe Holandës në Kiev.

Turqia ka lidhje të mira me Kievin dhe Moskën, por ka thënë se do të bëjë atë që është e nevojshme si anëtare e NATO-s nëse Rusia vendos të merr një aksion për pushtim.

Ankaraja ofroi në nëntor për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe muajin e kaluar burimet diplomatike turke thanë se Rusia dhe Ukraina ishin të hapura ndaj kësaj ideje.

Një zyrtar i veçantë turk, duke folur në kushte anonimiteti, tha se Erdogan do t’u bëjë thirrje të dyja palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe shtoi se Ankaraja dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin e saj me të dy vendet “shumë të rëndësishme”.

“Qasja e Turqisë nuk është të zgjedhë njërën anë apo të qëndrojë kundër një vendi në këto tensione”, citohet të ketë thënë zyrtari. “Me iniciativën e Erdoganit dhe me disa mesazhe që ai do të përcjellë, presim uljen e tensioneve”.

Ndryshe, Turqia ndan Detin e Zi me Ukrainën dhe Rusinë ndërkohë që Erdogan ka thënë se konflikti do të ishte i papranueshëm në rajon dhe paralajmëroi Rusinë se një pushtim nuk do të ishte i mençur.

Ndërsa forcon bashkëpunimin me Rusinë për mbrojtjen dhe energjinë, Turqia ka kundërshtuar politikat e Moskës në Siri dhe Libi, si dhe aneksimin e saj të gadishullit të Krimesë në vitin 2014.

Ajo madje i ka shitur drone të sofistikuar Ukrainës dhe ka nënshkruar një marrëveshje për të prodhuar më shumë pranë Kievit – duke zemëruar Rusinë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?