Çfarë antipodi!

Shkrime

Azgan Haklaj

Koalicioni non grata atëherë nuk e mbrojti nga sulmet pansllave atdhetarizmin tonë, kurse sot nëpërmjet çetës së fb na sulmon për proamerikanizmin.
Rusia, notë proteste Tiranës për Azgan Haklaj
» Dërguar më: 04/07/2011 – 14:25
Rusia i ka dërguar Tiranës zyrtare, rreth një muaj më parë, një notë proteste ku shpreh revoltën e saj ndaj deklaratave për “Shqipërinë e madhe” të bëra nga ish-deputeti demokrat, Azgan Haklaj. Kjo notë proteste i referohet qëndrimeve që anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka shprehur në Preshevë në datat 13-14 maj. Sipas Moskës, qëndrimet e Haklajt, për të bashkuar territoret e banuara nga shqiptarët në një shtet të vetëm rrezikojnë stabilitetin e Ballkanit dhe mund të çojnë në pasoja jashtëzakonisht negative. Lidhur me këtë çështje, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ruse, Alexander Lukashevich, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në datën 20 maj 2011, është shprehur mes të tjerash se “ne po vërejmë rritjen e frekuencës së deklaratave të bëra kohët e fundit nga disa politikanë nga Shqipëria, kryesisht prej një numri udhëheqësish me origjinë shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë, të cilët kërkojnë bashkimin e territoreve të banuara nga shqiptarët në një shtet të vetëm. Në veçanti, Azgan Haklaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Shqiptare, ka shprehur publikisht deklarata të tilla në Serbi dhe Albin Kurti, lideri i lëvizjes radikale të Kosovës ‘Vetëvendosja’, i cili i ka bërë ato në Maqedoni”, – u shpreh Lukashevich. Ai shtoi mandej se “idetë nacionaliste të krijimit të një ‘Shqipërie të madhe’, bien ndesh me përpjekjet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor, që synojnë forcimin e sigurisë në rajon ndaj dhe duhet të marrin një reagim të përshtatshëm nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Pohime të tilla, që mbështeten në logjikën mesjetare, mund të çojnë në pasoja jashtëzakonisht negative”, – ka përfunduar reagimin e tij për këtë çështje, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Rusisë. I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, ish-deputeti i PD-së, Azgan Haklaj nuk ka preferuar të shprehet për këtë çështje. Ndërkohë në një intervistë të dhënë në emisionin “Diplomaticus”, zv/ministrja e Jashtme, Edit Harxhi ka pohuar se deklaratat e Haklajt kanë ngjallur reagimin e ashpër jo vetëm të Moskës, por edhe të Beogradit.
Gazeta Shqiptare
Mund të jetë një imazh i 1 person
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?