Stuhi e shtrëngata, dëbora mbulon Greqinë dhe Turqinë
Bora mbuloi kryeqytetin grek të Athinës pas një stuhie të fortë që bëri që qeveria të shpallte ditë pushimi në disa pjesë të vendit.
Ndërsa bora është e zakonshme në malet greke dhe në Greqinë veriore, është më pak e shpeshtë në Athinën qendrore dhe në ishujt e Egjeut.
Vitin e kaluar, një stuhi e madhe bore shkaktoi probleme të rënda në kryeqytet, duke ndërprerë energjinë për ditë të tëra. Ja një vështrim se si stuhia ndikoi në Athinë këtë javë.





Athinë, 24 janar 2022
Turqia u mbulua gjithashtu me borë, me autoritetet në Stamboll që bllokuan shërbimin e autobusëve ndërqytetës.
Shkollat në të gjithë Turqinë janë mbyllur për një pushim dimëror, por universitetet kanë ndërprerë mësimet për dy ditë. Zyrat publike dhe qendrat tregtare u mbyllën herët.
Zyra e guvernatorit të Stambollit njoftoi se nëpunësit civilë do të lejohen të qëndrojnë në shtëpi të martën, me përjashtim të atyre që janë të punësuar në sektorët e sigurisë, shëndetësisë dhe transportit.



Stamboll, 24 janar 2022
