Sport

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Man.United në fund të sezonit.

KAON

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Man.United në fund të sezonit. Pavarësisht paraqitjeve pozitive personale, 14 gola dhe 3 asiste në 21 ndeshje, mediat në ishull bashkohen të gjitha në një pikë: CR7 po vlerëson largimin e tij, gjithnjë nëse në pankinë vijon të qëndrojë Ralf Rangnick. Mes palëve nuk ka pasur kurrë një ndjesi pozitive, nuk e kanë pëlqyer kurrë njëri tjetrin dhe kjo situatë nuk është përmirësuar aspak.

Mirror

Ronaldo ka një kontratë me United deri në 2023 por ylli portugez i ka kërkuar drejtuesve të klubit qartësi në lidhje me trajnerin që do të drejtojë “djajtë e kuq” sezonin e ardhshëm. “Merrni trajnerin e duhur ose unë largohem”, ky është titulli i Mirror dhe i pjesës më të madhe të mediave anglez. Ky ultimatum i Ronaldos vetëm sa shton presionin mbi drejtuesit e klubit të cilët duhet të zgjedhin, Ronaldon ose Rangnick, për të dy me sa duket nuk ka vend në “Old Traford”

Për kënaqësinë e Ronaldo, tekniku gjerman sipas kontratës sezonin e ardhshëm do të marr rolin e këshilltarit në klub, pra nuk do të jetë më trajner, por kjo është një çështje që mbetet për tu përcaktuar, fakt është që Ronaldo nuk ndihet aspak i lumtur në këtë rikthim të tij në “pallatin e ëndrrave”.
Mirror

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?