‘Rrugorja’ në aksion/ Arrestohen 5 shoferë, të dehur në timon dhe pa leje drejtimi

Aktualitet

Policia ka vijuar kontrollet për parandalimit e shkeljeve të qarkullimit rrugor.

Si pasojë e kontrolleve në zona të ndryshme, janë arrestuar 5 drejtues mjetesh të cilët janë kapur duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Gjithashtu në funksion të kontrolleve parandaluese janë konstatuar edhe:

-Janë proceduar administrativisht 23 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie;

– Janë proceduar administrativisht, për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 6 drejtues automjetesh sportive;

-Janë proceduar administrativisht 29 drejtues mjetesh, për errësim të xhamit parapritës;

– Janë proceduar administrativisht 131 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

– Janë proceduar administrativisht me pezullim të lejes së drejtimit, 39 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;

– Janë proceduar administrativisht, për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit, 22 drejtues mjetesh;

-Janë proceduar administrativisht për parakalime të gabuara, 56 drejtues mjetesh;

– Janë proceduar 1130 automjete të ndryshme, për qëndrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

– Janë shoqëruar për verifikim, për llogari të strukturave të tjera policore, 12 automjete me targa regjistrimi të shteteve të tjera.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?