Sport

COVID-19 pushton Premier League, edhe Lukaku pozitiv, reagon Liga

KAON

Varianti i ri i COVID-19, Omikron po vë poshtë Anglinë dhe Premier League. Situata është aq e rënduar sa rrezikon të shemb gjithçka, duke vënë në dyshim të fortë vijim e kampionatit. Rastet e lojtarëve dhe stafeve, të prekur nga ky virus sa vinë e shtohen. I fundit që i shtohet listës është Romelu Lukaku, i cili bashkohet Timo Werner, Hudson-Odoi nga Chelsea ndërsa të dyshuar janë edhe Van Dijk, Fabinho dhe Jones.

Vetëm në javën e fundit, si pasojë e rasteve të prekur nga COVID-19 u shtynë plot 5 ndeshje ndërsa në orët e fundit, me situatën që po del nga kontrolli janë shtyrë edhe ndeshjet në program për tu zhvilluar këtë të shtunë: Southampton-Brentford, Watford-Crystal Palace, West Ham-Norwich dhe Everton-Leicester.

Pavarësisht situatës shumë kritike, organizatorët e Premier League kanë saktësuar se nuk do të ndalen: “Kemi marrë në konsideratë situatën problematike që po kalojnë disa klube si pasojë e rasteve të prekur nga COVID-19, por synimi i ynë është të vijojmë sipas kalendarit. Shëndeti i të gjithë të prekurve mbetet prioriteti jonë”, lexohet në komunikatën e Ligës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?