75 minuta në seli, përfundon takimi i ambasadorëve me Lulzim Bashën
Ka zgjatur rreth 75 minuta takimi mes ambasadorëve të akredituar në Tiranë me kreun e PD Lulzim Bashën.
Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se ambasadorët e SHBA-ve, BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Anglisë janë pritur në selinë e PD, nga nënkryetarja Jorida Tabaku dhe sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi. “Ardhja e ambasadorëve në selinë e PD, për të takuar Lulzim Bashën, është bërë me kërkesë të tyre. Po kështu burimet bëjnë me dije se u ofruan të vinin në përgjigje të disa zërave që thonë që ambasadorët mbështesin lëvizjen e Berishës”, raportoi gazetari Stafa
Takimi vjen pas situatës së krijuar në PD dhe përplasjes mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Sali Berisha e Lulzim Basha shkëmbyen akuza të rënda gjatë pasdites.


