Wembley, Shqipëria kapitullon pa kushte
Ishte një ëndërr e bukur për sa kohë zgjati, por Anglia na zgjoi me një shuplakë të fortë. “Tre luanët” të uritur “kafshuan” Shqipërinë në vetëm 45 minuta lojë, fundja kjo ishte ndeshje perfekte për të prerë me spektakël një biletë për në Katar. Harry Kane me shokë na shkaktoi një humbje ma “manita” që djeg shumë, mbi të gjitha për mënyrën se si Edy Reja dhe të besuarit e tij e interpretuan këtë transfetë. Diferencat në emër e cilësi e bënin thuajse të pamundur ti bënim ballë, por pa diskutim Shqipëria mund të bënte diçka më shumë për të shmangur këtë humbje të rëndë në shifra, 5-0 është një rezultat që për fat të keq na kthen 40 vite pas.
Kjo ishte një sfidë që nisi keq dhe përfundoi shumë keq, dëmtimet para dhe gjatë ndeshjen prishën çdo ekuilibër të mundshëm, për fat të mirë, ishullorët u treguan të mëshirshëm, ku dëshira për të provuar të gjithë lojtarët në pjesën e dytë, ulën shumë ritmin e lojës. Kjo ishte një ndeshje ku është e vështirë të gjesh diçka pozitive, sigurisht përjashto tifozët, që sërish ishin pranë Kombëtares duke i dhunë ngjyra kuqezi një stadiumi mitik si Wembley. Të dërrmuar në çdo aspekt nga kjo transfertë, me shumë pikëpyetje, dhe me një listë të gjatë mungesash, Shqipëria kthen kokën nga sfida e fundit përballë Andorra, një mundësi e mirë për të harruar sa më shpejt këtë humbje të rëndë.
(BalkanWeb)