Basha: Nisi si një betejë për demokratizimin, përfundoi si një betejë për hallet e tij personale.

Aktualitet Politike

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë reagimin e tij të parë personal lidhur me 4200 firmat e dorëzuara nga Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Basha tha se ndihet i zhgënjyer dhe se e gjitha ka qenë një blof, që nisi si një betejë gjoja për demokratizimin e PD-së përfundoi si një betejë për hallet e tij personale dhe pushtetin e tij personal.

“I zhgënjyer nga tallja që ka bërë me demokratët dje, duke fshehur blofin e tij dhe mungesën e firmave për ¼ e anëtarëve të Kuvendit që do vinin në lëvizje mekanizmin për thirrjen e Kuvendit. Nëse do t’i kishte mbledhur do t’i kishte dorëzuar sipas statutit. Në mënyrë që të nisnim procedurën statutore që e njeh shumë mirë dhe fakti që nuk e ka bërë, çdo demokrat e kupton pse nuk e ka bërë. E gjitha ka qenë një blof, e gjithë që nisi si një betejë gjoja për demokratizimin e PD-së përfundoi si një betejë për hallet e tij personale dhe pushtetin e tij personal”, tha Basha.

I pyetur se nëse firmat e duhura do të dorëzohen, a do të shkojnë në Kuvend, Basha tha se përgjigjja është statuti.

“Përgjigjja e statutit është fare e qartë. Ka një proces shumë të qartë, ua ka shpjeguar në detaje sekretari i përgjithshëm ndaj ju ftoj t’i referoheni që të mos bëhemi përsëritës, gjithçka që sekretari i përgjithshëm ju ka thënë dje. Ndërsa qëndrimin tim si kryetar besoj e keni të qartë, është pa ekuivok”, tha Basha.

 

 

Ai foli dhe për një puç brenda PD-së nga regjimi.
“Kuvend Kombëtar sa herë të jetë i nevojshëm jam i gatshëm ta thërras unë, sa herë të jetë i nevojshëm jam i gatshëm të thërras Kuvend për demokratët dhe një Kuvend të demokratëve. Pra dua ta hedh poshtë gënjeshtrën e shpërndarë se PD dhe kryetari i saj nuk duan Kuvend. Jo! Ajo që kam thënë këtu dhe kudo tjetër është, asnjë kuvend dhe asnjë institucion i PD-së nuk do të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane dhe PD nuk do të kthehet në bunker për hallet personale as të Sali Berishës dhe të askujt tjetër, por do të mbetet shpresa e demokratëve. Sakrifica e tyre nuk do të shkelet me këmbë, por ne do të ecim përpara sepse kemi një armik, jo një kundërshtar që është një regjim përballë dhe po shikoni që regjimi mbështetet në një trekëndësh. Kemi të dhëna që regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda PD-së”, deklaroi Basha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?