Zoran Zaev bëhet pishman, shtyn dorëheqjen: Do ruajmë shumicën parlamentare

Rajoni

Kryeministri në detyrë i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka anuluar dorëheqjen. 

Rreth mesnatës së të martës ai ka njoftuar për mediat se do të shtyjë dorëzimin e detyrës deri në stabilizimin politik të vendit.

Deklarata e Zaev vjen në një kohë kur opozita maqedonase dhe ajo shqiptare po bëhen gati për votimin e mosbesimit ndaj kryeministrit Zaev ditën e enjte.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një prononcim të shkurtër për media nuk ka dashur të komentojë se çfarë do të thotë “dorëheqja e shtyrë në kohë të pacaktuar” dhe as deri kur do të bëhet fakt largimi nga detyra. Ai tha se gjatë kësaj periudhe do të punohet në ruajtjen e shumicës parlamentare.

Zaev dha dorëheqjen me 31 tetor, konkretisht pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ku LSDM pësoi rënie duke humbur disa komuna, sikurse edhe partneri i koalicionit, shqiptarët e BDI-së së Ali Ahmetit, pësuan disfatë në Tetotë dhe Gostivar, dy bastionet e tyre.

Ende asnjë reagim nga opozita për deklaratën e sotme të Zoran Zaev.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?