Salianji: Rama po poshtëron policinë, po e fyen madje e ka lënë të pambrojtur.

Politike

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji reagoi pas prezantimit të buxhetit 2022 për policinë e shtetit, aty ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama. Salianji shkruan se Rama po poshtëron policinë, po e fyen madje e ka lënë të pambrojtur. Deputeti shton se Rama po i detyron që të bashkëpunojnë me llumin për të siguruar vota për Rilindjen ndaj sipas tij, vendi ka marrë revansh dhe po kryen vrasje të stilit mafioz.

POSTIMI I SALIANJIT:

Të poshtëtosh policinë e shtetit duke e përdorur si sfond të propogandës politike bën që çdo polic të ndihet i fyer, i poshtëruar, i pambrojtur!Në këto kushte policia duket si instrument për qëllimet e KM dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin! Njësoj siç i keqpërdor për sfond i detyron në fushatë elektorale për tëbashkëpunuar me llumin për të siguruar vota për Rilindjen, prandaj krimi ka marrë revansh dhe vrasjet e stilit mafioz ndodhin dhe nuk zbardhen, droga dhe krimi bëjnë kërdinë, grabitjet dhe dhuna është e pêrhapur kudo duke e kthyer territorrin në zotërim dhe sfond të kriminelëve!
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?