Michel Platini dhe Sep Blatter akuzohen për mashtrim

Sport

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-homologu i tij i UEFA-s, Michel Platini, janë akuzuar nga Prokuroria e Zvicrës për mashtrim, pas një hetimi prej 6 vitesh.

Hetimi nxori në dritë një pagesë prej 1.6 milionë paund që FIFA bëri për Michel Platini, pasi ky i fundit kërkoi në janar të vitit 2011 që institucioni më i madh i futbollit botëror t’i paguante për punën si këshilltar presidencial në mandatin e parë të Blatter nga viti 1998 deri në 2002.

Sepp Blatter urdhëroi FIFA-n që ta bënte pagesën brenda javësh, por Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës tha se kjo pagesë ishte bërë më parë, ndaj pagesa e dytë ishte bërë pa bazë ligjore.

“Kjo pagesë dëmtoi asetet e FIFA-s dhe pasuroi Platinin në mënyrë të paligjshme”, thanë prokurorët federalë zviceranë në një deklaratë. Përveç akuzës për mashtrim, Blatter është akuzuar edhe për keqmenaxhim, shpërdorim të fondeve të FIFA-s dhe falsifikim të një dokumenti, ndërsa Platini është akuzuar për mashtrim, shpërdorim, falsifikim dhe si bashkëpunëtor në keqmenaxhimin e fondeve nga Blatter.

Të dy të akuzuarit mund të përballen dalin në gjyq brenda disa muajve, por kjo periudhë mund të jetë edhe më e gjatë, pasi mund të duhen edhe disa vite për ta provuar mashtrimin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?