Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se është ekzekutuar ish polici Xhelal Reçi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytetin e Laçit.
Policia është nisur drejt vendngjarjes sapo ka marrër njoftim për të shtënat me armë. Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja.
“Rreth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve” njofton policia.