Çështja Gërdeci, Mediu: SPAK nuk ka asnjë bazë ligjore, procesi absurd

Aktualitet

Fatmir Mediu nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV teksa ka folur lidhur me rihapjen nga SPAK të cështjes Gerdeci pas 13.5 vitesh nga kur kjo ka ndodhur deklaroi se përveç anës ligjore kjo çështje është përdorur edhe politikisht.

Sipas Mediut SPAK nuk ka asnjë bazë ligjore por e ka trajtuar në mënyrë të njëanshme. Teksa sqaron se kur SPAK vendosi hapjen e çështjes ka kërkuar vënien në dispozicion materialet e dosjes nga ajo, Mediu sqaron se kjo e fundit i ka kthyer përgjigje duke i thënë se nuk ka asnjë procedim penal apo hetim për Fatmir Mediun.

Dua të sqaroj se SPAK është instrumenti i fundit që familjarët kanë përdorur për rihapjen e çështjes. Kjo ka qenë në proces si çështje. Përveç anës ligjore është përdorur dhe politikisht sa herë ka pasur fushata dhe ajo që të çon në mendje kur tentohet të hapet një proces lind pyetja sa bazë ligjore ka. Ajo që bën pas vendimeve pas formës së prere ku është baza ligjore. SPAK nuk ka asnjë bazë ligjore por e ka trajtuar në mënyrë të njëanshme. Kjo nuk është çështje afatesh. Meqenëse u kërkua nga SPAK kam kërkuar të më vihen në dispozicion materialet dhe ata më thanë se nuk kemi procedim penal për Fatmir Mediun dhe se nuk je person në hetim.

I pyetur pse rihapet çështja ndaj tij pasi ka kaluar kaq kohë nga ngjarja Mediu shprehet se kur një çështje rihapet në mënyrë të paligjshme pas saj mund të fshihet një çështje personale por edhe politike.

Kur një çështje rihapet në mënyrë të paligjshme ka një skenë personale por edhe politike. Edhe vendimet nëse janë të arsyetuara po ashtu janë në një prapaskenë tjetër, jo në rivendosjen e drejtësisë, por edhe personalisht përpiqen të godasin dikë. Por duke u nisur nga analiza ime unë nuk nisem nga opinioni im personal por nga ata të fushës dhe më kanë thënë se ky është proces absurd dhe i paligjshëm.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?