Shkatërrohet grupi kriminal në Spanjë

Bota

Një operacion nga Policia Kombëtare spanjolle dhe Garda Urbane e Barcelonës , në koordinim me EUROPOL, ka rezultuar në arrestimin e tre personave që ishin angazhuar në falsifikimin e dokumenteve spanjolle dhe të huaja, si dhe ne vjedhjen dhe shitjen e mëvonshme të këtyre. Catalunyadiari shkruan se të gjithë tw arrestuarit me kombësi algjeriane dhe marokene, ishin pjesë e një organizate kriminale.

Policia filloi hetimet në fillim të këtij viti, kur mori raporte anonime në lidhje me një organizatë që përdorte të miturit për të vjedhur dokumente. Materiali i vjedhur iu dorëzua drejtuesit të grupit, i cili ishte përgjegjës për shitjen e tyre në tregun e zi, ose në formatin origjinal ose pjesërisht të falsifikuar. Sipas Policisë Kombëtare , organizata kishte degë në disa qytete evropiane. Në lidhje me këtë, gjatë hetimit, një ngarkesë në Greqi u përgjua, e cila përmbante njëqind dokumente, 65 prej të cilave ishin raportuar si të vjedhura. Ndërkohë që në fotot e publikuara nga Europol dhe mediat spanjolle mes shumë pasaportave shihet edhe pasaporta shqiptare.

Më shumë se 2,000 dokumente identiteti të përfshira

Operacioni i përbashkët midis Policisë Kombëtare dhe Gardës Urbane të Barcelonës kreu regjistrime dhe kontrolle në tre shtëpi në kryeqytetin katalanas. Gjatë këtyre, u sekuestruan më shumë se 2,000 dokumente identiteti, si DNI ose pasaporta spanjolle, si dhe një mori dokumentesh nga vende të tjera evropiane.

Po kështu, në tre ndërtesat në të cilat u bënë kontrolle, agjentët e forcave të sigurisë gjetën gjithashtu 13,000 euro para në dorë, më shumë se 25 terminale celularë, një armë dhe një sasi të madhe materialesh dhe mjetesh për të falsifikuar dokumentet.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?