Manastirliu shkon derë më derë qytetarëve të Portëz për të bërë vaksinën

Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar qytetin e Fierit ditën e sotme. Me anë të një video të publikuar në Facebook, Ogerta së bashku me Kryetarin e Bashkisë Fier, Armando Subashi kanë vizituar fshatin Portëz ku u kanë bërë thirrje banorëve që të vaksinohen. Teksa ka shkuar derë më derë, Manastirliu ka biseduar me banorët si dhe disa prej ty të cilët nuk kishin bërë vaksinën, e bënë nga ekipi që Ministrja kishte marrë me vete.

“Është e rëndësishme trokitja derë më derë, të gjithë ata që nuk janë vaksinuar ende duhet që të vaksinohen dhe plani ynë i cili tashmë kalon në këtë fazë të re, ku bashkë me të gjithë personelin shëndetësor, përfshihen edhe të gjithë drejtuesit lokalë, përfshihen administratorë të njësive administrative, përfshihen kryepleqtë, përfshihen ata që kanë kontakte direkte me komunitetin, i jep një vlerë të shtuar të gjithë këtij proces. Vaksinimi është një detyrë dhe përgjegjësi e të gjithëve, ashtu sikurse është një detyrë e të gjithë komunitetit që të kontribuojë dhe kujdese për të gjithë ata të cilët ende nuk janë vaksinuar dhe ti tregojë shembullin dhe nëpërmjet shembullit mund të arrijmë të shumëfishojmë ata të cilët vaksinohen dhe patjetër duke shumëfishuar përpjekjet tona dhe përpjekjet tona sikurse po e tregojnë janë në të gjithë vendin me personel të dedikuar për njësitë e terrenit, të cilët janë duke vaksinuar derë më derë nëpërmjet njësive të lëvizshme,” tha Manastirliu.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?