Basha mes dy ambasadoreve, Yuri Kim dhe atij të BE-së në Shqipëri
Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim ka organizuar një pritje për personalitete të ndryshme për të kremtuar 30-vjetorin e ngritjes së vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Ajo që bie në sy nga pritja që organozi Kim, është mungesa e presidentit të vendit Ilir Meta, ndërsa kryeministri Edi Rama e ka me justifikim mungesën, pasi ndodhet për në një vizitë zyrtare jashtë vendit, në Abu Dabi. Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është fotografuar mes dy ambasadoreve, Yuri Kim dhe atij të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.
Ndërkohë të pranishëm në takim ishin disa ministra të qeverisë, kryesuar nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka , Blendi Çuçi apo Niko Peleshi dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Nga opozita po ashtu nuk mungonte as deputeti demokrat Tritan Shehu.