Açka per Berishën: ‘Është pezulluar përkohësisht’

Politike

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka dha një deklaratë të fortë ditën e sotme teksa ishte e ftuar në ‘News24’. Përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ajo e cilëson si një pezullim duke shtuar se partisë iu është dashur që të kryejë këtë operacion për t’i treguar SHBA-së që nuk është armike e saj. Ndër të tjera, deputetja tha se nuk di se cilit profil të Berishës të besojë.

Kur kam vendosur të futem në PD, gjithmonë kam pasur parasysh edhe zotin Berisha. Kam besuar që pas zotit Basha ka një lloj pranimi edhe nga zoti Berisha. Unë jam njeriu i parë i zhgënjyer. Cilit Berishë t’i besoj, atit që pranova të futem në zgjedhje dhe tani më del që zoti Berisha më jep një profil tjetër nga ai që njihja unë, s’di çfarë të besoj. Zoti Berisha është pezulluar në mënyrë të përkohshme nga grupi parlamentar. Është deputet, është në parlament ka fjalën për të thënë fjalën e tij si opozitar. Zoti Berisha ka qenë një opozitar dhe ka bërë opozitë edhe për çështjet që kanë të bëjnë me sjellje ndaj Amerikës. Kjo sjellje deri tani i është shitur PD. PD duhet të mbajë një qëndrim të caktuar. PD i është dashur të bëjë këtë operacion, për t’i treguar SHBA që nuk është armike e DASH.’– tha Açka.

Ndër të tjera, deputetja e PD-së deklaroi se do ishte e frustruar nëse deputetët e maxhorancës do të merreshin me Berishën pasi do ishte fyese.

Ne do të shkonim në parlament e mos harroni që ata njerëz që kanë 8 vite Saliu, Saliu, do të vijonin që t’i je non grata. Unë do të isha e frustruar nëse anëtarë të mazhorancës të merreshin natë ditë me Berishën. Kjo do të ishte fyese. Ky pezullim i përkohshëm të mos keqinterpretohet. Unë do prerefroja që të bëhet një komision të urtësh, të mençurish, për të gjykuar edhe vendime që kryesia mund të ketë marrë gabim. Unë do të propozoja një komision të urtësh që të neutralizonin çdo vendim të nxituar apo papritur. PD prodhon lajm, qeveria nuk prodhon lajm sepse s’bën asgjë. Kemi shumë çështje për të diskutuar, si trafiku, e ne flasim vetëm për opozitën kur cështjet janë të qarta. Një pjesë e këtyre njerëzve të nderuar kanë lidhje emocionale dhe shpirtërore me zotin Berisha, kanë një lloj detyrimi moral e shpirtëror. Kjo gjë personale tani është etiketuar më këtë gjënë që do rinovohej partia. Gjatë procesit të zgjedhjes së kryetarit, nuk mund të fillonte ky debat, shiko me çfarë duhet të merremi ne.’-shtoi më tej ajo.

Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha ka nisur një tur takimesh me demokratëtn ët ë gjithë Shqipërinë, teksa është shprehur se kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha. Këtë të fundit e ka quajtur dhe ish-kryetar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?