Basha: Mirënjohje Bashkimit Europian, mik i mirë në kohë të vështira

Aktualitet

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka vlerësuar mjaft mbështetjen që Bashkimi Europian ka premtuar të japë për shuarjen e zjarreve që po djegin Shqipërinë dhe rajonin tonë. Në mesazhin e publikuar në mesditë në Twitter, Basha shkroi:

“Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret. Mirënjohje Bashkimit Europian për ndihmën, përherë një mik i mirë në kohë të vështira.”

Pas më herët u mësua se BE ka vënë në veprim Mekanizmin e Mbrojtjes Civile për të dërguar helikopterë për shuarjen e zjarreve edhe në disa shtete të tjera, si Greqi, Itali, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri, për të cilën konkretisht, 2 helikopterë të nisur nga Çekia dhe Holanda.  

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?