Pala greke merr vendimin: Këto janë kriteret që duhet të plotësoni para se të kaloni në Kakavijë

Rajoni

Pala greke në pikën e kalimit në Kakavijë njofton se të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin duhet të kenë formularin PLF, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anti-covid, i cili është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private por edhe nëse këto i kanë me vete.

Autoritetet greke kanë marrë masa të rrepta duke ju kryer të gjithë shtetasve edhe rapid testin. Në çdo rast, testet anti-covid njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare.

Ndërkohë raportohet se duke filluar nga sot, pala greke ka vendosur në radhë një për një, të gjithë ata persona që kërkojnë të kalojnë në këtë pikë kufitare.

Njoftimi u bë i ditur pas konfuzionit të shkaktuar ditët e fundit në pikat kufitare greke me Shqipërinë. Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anti-covid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.