Kosova merr medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike

Sport

Distria Krasniqi e ka nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar tre ndeshjet e para dhe ka siguruar tashmë medaljen olimpike.

Pejania ka fituar ndeshjen e parë ndaj me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposht gjithashtu edhe pse me pak vështirësi. Xhudistja kosovare u tregua e fortë duke fituar me anë të ‘Waza-Arit’.

Në finale, Distria Krasniqi do të takohet me japonezen Funa Tonaki, ku ia arriti që të fitonte medaljen e parë të artë për Kosovën në Olimpiadë.