Braimllari: Edi Rama e ktheu Policinë e Shtetit në shërbim të grupeve kriminale
Ministri i Brendshëm duhet të sqarojë opinionin publik mbi mbështetjen që i ka dhënë Edi Rama, ai dhe policia e shtetit grupeve kriminale duke i përdorur gjerësisht në fushatë në funksion të Rilindjes. Këto drejtues e kthyen Policinë e Shtetit në strukturë mbështetëse të grupeve kriminale.
Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit janë nën këmbët e krimit të organizuar dhe as nuk guxojnë të bëjnë detyrën që i takon.Edi Rama e ktheu Policinë e Shtetit në shërbim të grupeve kriminale dhe është përgjegjës kryesor për situatën kriminale në vend.
Policia e Shtetit ka humbur funksionin e saj jo sepse nuk ka profesionistë por sepse ajo drejtohet drejtpërdrejt nga Edi Rama në shërbim të strukturave kriminale.