Tragjike/ Aksidenti me 4 të vdekur në Vlorë

Aktualitet

“Një skenë shumë e rëndë”. Kështu e përshkroi gazetari Enrik Mehmeti situatën në aksin Fier-Vlorë, ku mëngjesin e sotëm dy makina u përplasën dhe një familje e tërë humbi jetën, prindërit dhe dy fëmijët.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se një “Audi” dhe një “Toyota” me targa greke janë përplasur dhe të dyja kanë dalë nga rruga. Në mjetin tip “Toyota” ndodheshin prindërit me dy fëmijë të mitur, të cilët kanë gjetur vdekjen, ndërsa në mjetin “Audi” kanë mbetur të plagosur dy persona dhe janë transportuar në spital.

Shuhet një familje. Kanë qenë katër persona në automjetin ‘Toyota’. Policia ka nxjerrë dhe trupin e pajetë të një fëmije të mitur para pak minutash, ndërsa një prej prindërve ka ndërruar jetë në spital.

Dyshohet se një parakalim i gabuar i mjetit ‘Audi’ ka bërë që mjeti ‘Toyota’ të humbasë drejtimin dhe të përfundojë në një kanal.
Ka qenë e vështirë për të nxjerrë trupat e viktimave dhe kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të prerë makinën dhe nxjerrë viktimat. Përplasja ka qenë shumë e fortë, shihen shenjat e frenimit, teksa mjeti ‘Audi’ ka rënë në një kanal jashtë rruge dhe ka krijuar dhe një gropë. Skena është shumë-shumë e rëndë”, raportoi gazetari Mehmeti.

foto galeri
foto galeri
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?