“Thyhet akulli”, takimi Erdogan-Mitsotakis në Bruksel
Presidenti Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis janë takuar 50 minuta në Bruksel ditën e djshme në ‘periferi’ të Samitit të NATO-s.
Mediat e huaja raportojnë se takimi ka qenë mjaft produktiv duke ‘thyer akullin’ mes dy liderëve që në 2 vitet e fundit kanë patur jo pak përplasje.
Ata kanë rënë dakord mos përsërisin tensionet e vitit 2020 dhe të shmangin provokimet.
Po ashtu është diskutuar për axhendën positive Greqi-Tuqi, çështjen e emigrantëve apo dhe detin. Duket se pas 2 vitesh intensive me akuza, kërcënime e debat mes dy qeverive që i ndan ”Egjeu”, kohët e fundit do të ketë një qetësi në marrëdhëniet mes dy vendeve.