Edith Harxhi: Nëse më votoni, do ta hap PD-në si Berisha

Politike

Edith Harxhi, kandidatja për kreun e PD, është zotuar se do të hap PD nëse merr drejtimin e kësaj force politike më 13 qershor. Harxhi mori shembull vitin 2005, duke thënë se do të ndjek të njëjtën rrugë si ish-kryeministri Sali Berisha.

Do të doja që PD të kishte një zonjë në krye, por sido që të ndodhë do të më keni në këtë shtëpi deri kur të kem frymën e fundit dhe jo në një parti tjetër.

Kush ka mundësi të kthehet që është i djathtë të kthehet në këtë shtëpi. Gjithçka të zgjidhet me votë, edhe ata që kthehen të futen në votëbesim. Sikur e bëri Berisha në 2005, të hapen partia duke lënë të gjitha hatërmbetjet. Bashkim pa pasur paragjykim për ndasi, përveç të majtës. Duhet qarkullim elitash” tha ajo.

Hapja e listave dhe Kodi Zgjedhor ishte një tjetër pikë që preku Harxhi në takimin me gratë.

Kurdo të bëhet kodi i ri zgjedhor duhet të synojmë hapjen e listave. Nuk bëhet më me numra, por individi ka emër. Por edhe në atë listë nuk mund të përcaktohet renditja në bazë të kryesisë, por nga anëtarësia. Ne po të kthim insistuar mjaftueshëm mund të kishim një mazhoritar kombëtar, me pak kombëtar, përballje direkte e cdo kandidati në terren” tha Harxhi./Opinion.al

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments