Dinamo në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh, Presidenti Meta uron: Një emër i madh i futbollit tonë
Presidenti Ilir Meta ka uruar ekipin e Dinamos për ngjitjen në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh në Kategorinë e Parë.

Meta ka pozuar me disa nga legjendat e Dinamos në vite, si Sulejman Demollari, Ilir Përnaska, Mujo Tagaj, Halit Gega dhe Ermal Tahiri , teksa shkruan se Dinamo është një emër i madh i futbollit tonë kombëtar, burim krenarie dhe symbol i vlerave më të mira sportive.
“Shumë urime Dinamos për rikthimin në Superiore!
Një emër i madh i futbollit tonë kombëtar, burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive”, shkruan Meta.

Total 0 Votes
0
0
