Ardi Veliu me prokurorët nuk japin detaje se kush kush qëlloi i pari.

Aktualitet

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka dhënë një deklaratë për mediat, mbi ngjarjen e rëndë që tronditi dje Elbasanin, ku u vra Pjerin Xhuvani, dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Veliu tha se janë arrestuar 10 persona, që kanë qenë pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave pranë PD-së, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi Klement Xhaferri.

Drejtori i Policisë nuk mundi që të jepte detaje se kush kanë qëlluar më parë nga grupet, duke thënë se kjo është pjesë e sekretit hetimor.

 ‘Këto janë pjesë e dosjes hetimore, nëse prokurorët duan të japin detaje, është e drejtë e tyre’, u shpreh Veliu.

Personat e arrestuar janë Arbër Paplekaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave’, ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë’, ‘Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë’ në bashkëpunim;

Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë’në bashkëpunim.

U shpall në kërkim shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë’ dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Eldjo Beko, për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës’.

  • Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha para gazetarëve se kanë nevojë për mbështetje dhe jo për stres apo frustrim. Kjo ishte dhe deklarata që u tha pas pyetjes se si do ti përgjigjen ambasadës dhe OSBE. Veliu tha se policia e Shtetit dhe ajo e Elbasanit janë një. Ai shtoi se deri më dje, s’ka pasur raste të evidentuara të dhunës si dhe kanë gati planin për menaxhimin e situatës zgjedhore. I pyetur se si nisi shkëmbimi i zjarrit, Veliu nuk zgjodhi që të komentonte vetëm tha se kjo është pjesë e dosjes hetimore.
  • PYETJE-PËRGJIGJE:Veliu: Dua ti përgjigjem pyetjes së dytë, i vetmi institucion që është përgjegjës për kontrollin e territorit është vetëm Policia e Shtetit. Kodi Zgjedhor normon detyrimet e subjekteve partiake, nuk është përcaktuar asnjë nen dhe asnjë gërmë krijimi i strukturave paralele.
  • Pyetja: Policia a do të marrë masa shtesë për incidentet nëse do të kemi në datën 25?
  • Veliu: Policia e Shtetit dhe ajo e Elbasanit janë një. Ne kemi detyrim ligjor dhe detyrimi nuk nis sot, deri më dje, s’ka pasur raste të evidentuara të dhunës. Kemi planin gati dhe kapacitetet për të menaxhuar çdo lloj situate.
  • Pyetja: OSBE dhe Ambasadat kanë varur shpresat tek ju dhe tek prokuroria? Kishit ju informacione më parë?
  • Veliu: Grupi hetimor është këtu, po punojmë me të gjitha kapacitetet dhe forcat në terren, po bëjmë punën për kapjen e personave që janë shpallur në këkrim. Shpresojmë që me punën që do të bëhet pse jo edhe këta persona të përgjigjen për atë që prokuroria dyshon për ta. Policia është e angazhuar, ne i kemi të gjitha kapacitetet. Policia s’ka nevojë për frustrim dhe stres, por për mbështetje. Nuk kemi nevojë për intimidim.Policia e Shtetit është një nga hallkat e hetimit dhe çdo detyrë që do të na vijë nga prokuroria do të veprohet me shpejtësinë maksimale.
  • Pyetja: Si ka nisur shkëmbimi i zjarrit?
  • Veliu: Këto janë pjesë e dosjes hetimore…Nëse prokurorët kanë pika që duan të japin informacion, le të flasin.  Ka ardhur një njoftim për prezencën e tri furgonave që tri mjete po kryenin veprime dhe që ishin të armatosur.
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments