Bardhi: Brenda makinës së Pjerin Xhuvanit ka para dhe karta identiteti (VIDEO)
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan dhe personi që identifikoi Pjerin Xhuvanin në Elbasan në përplasjen e 14 marsit, Gazment Bardhi, ka folur menjëherë pas ngjarjes. Bardhi ishte një nga personat që pa menjëherë situatën pas ngjarjes dhe për mediat lokale ka dhënë detajet e para. Bardhi është shprehur se në makinën ku u vra Pjerin Xhuvani kishte brenda para dhe karta identiteti.
“Është një makinë e mbushur plot me para. Aty i kishit, ti kishit kapur, kapeni me median.
Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej eksponentëve të krimit të organizuar dhe trupin e shihni vetë atje. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vërtet i Taulant Ballës.”-tha Gazment Bardhi.