Ulja drastike e infektimeve, mbyllet spitali COVID-3

Aktualitet

Rënia e numrit të infektimeve ka çuar në mbylljen e përkohshme të spitalit COVID-3 në kryeqytet.

Gazetari Erion Skëndaj, raporton për “BalkanWeb”, se 20 pacientët e fundit që ndodheshin në këtë godinë, janë vendosur në spitalin COVID-1, QSUT.

Skëndaj raporton se aktualisht në dy spitalet COVID, 1 dhe 2, në Tiranë janë të shtruar 100 pacientë, ndërsa në rang vendi, pra, përfshirë edhe spitalet e Durrësit, Shkodrës, janë gjithsej 170 pacientë të shtruar.

Gjatë 24 orëve të fundit sipas gazetarit në të dy spitalet janë paraqitur vetëm 5 urgjenca mjekësore, ndërsa raporti për të infektuarit është i tillë: 1 i infektuar në 18 teste.

Ndër të tjera raportohet se situata aktuale e pandemisë në vend paraqitet më e mirë se në shtator, ku vendi në atë periudhë nuk kishte orë policore dhe vendosjen e maskave mbrojtëse me detyrim.

Mësohet se spitalet COVID-3 dhe COVID-4 nuk do të mbyllen përfundimisht, por do të qëndrojnë në gatishmëri nëse vendi përballet me ndonjë valë tjetër infeksionesh.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments