Mediu: Duhet të jemi të gjithë bashkë për të larguar Ramën dhe regjimin e tij

Politike

Fatmir Mediu, kandidati me numrin 7 i “Aleancës për Ndryshim”, zhvilloi disa takime me banorë të Paskuqanit dhe zones së Bulevardit të Ri, në Tiranë.

Ai kërkoi mbështetjen e tij për nr.7 dhe për koalicionin “PD-AN”. 

25 Prilli është një moment reflektimi dhe vlerësimi I përbashkët për t`I dhënë fund klaneve korruptive, ku paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë në duart e Edi Ramës dhe njerëzve afër tij.

Mediu gjatë takimeve të tij, theksoi se:

“E rëndësishme është që të flasim si miq dhe si njerëz me njëri-tjetrin, që ndajmë të njëjtat halle dhe preokupime dhe për të gjetur rrugët e zgjedhjes, çfarë do të bëjmë të gjithë së bashku.

Sot janë me qindra, me mijëra biznese që falimentojnë. Edi Rama ka shkatërruar në këto 8 vjet çdo mundësi për të zhvilluar ekonominë e vendit tonë. Ka shkatërruar sistemin shëndetësor, sepse këtë e ndiejmë sot me pandeminë. Ka rritur çmimet e ujit, të dritave, të naftës, të çdo gjëje që ne konsumojmë. Pra e karritur koston e jetesës në mënyrë të jashtëzakonshme dhe ka thelluar papunësinë.

Në çdo 5 të rinj, 3 janë të papunë. Pra çdo gjë që lidhet me jetën tone dhe me qeverinë, ne shikojmë vetëm pamundësi, pabarazi, dhe në një kohë kur shoqëria varfërohet, Edi Rama dhe klani I tij vetëm pasurohen, dhe pasurohen me taksat e shqiptarëve. Edi Rama as ka dashur dhe as do të jape llogari, që taksat dhe paratë e shqiptarëve kanë shkuar thjesht në xhepat korruptivë të pushtetit, interesave të tij korruptive dhe kriminale.

Para disa ditësh ai kërkoi që shqiptarët të zëvendësohen me njerëz nga Bangladeshi, nga Pakistani apo nga India, sepse sipas tij shqiptarët janë të pa aftë, shqiptarët sipas tij janë përtacë, shqiptarët sipas tij nuk duan të punojnë. Në një kohë që shqiptarët jo vetëm punojnë, jo vetëm janë të aftë të ndërtojnë, dhe unë mendoj që kjo zone këtu është shembulli i luftës, I sacrifices për të ndërtuar një jetë ndryshe, larg varfërisë, por kudo që kanë shkuar, në çdo vend të botës, shqiptarët kanë qënë triumfatorë, kanë fituar për të ndërtuar ekonominë e tyre familjare, madje kanë mbajtur dhe ekonomitë e familjeve tona, sepse kështu ka qënë shoqëria shqiptare, familja shqiptare.

Edi Rama ka një mosvlerësim për atë që është vlera më e madhe e jona, geni ynë si shqiptarë, si komb, për atë që ne jemi krenuar gjatë gjithë këtyre viteve, Edi Rama thotë sot që nuk vlen.

Prandaj po ju them që ne duhet patjetër të analizojmë me veten tonë, në dorë të kujt jemi. Në gjithë historinë tone të shtetit shqiptar, po të lexojmë historinë, po të shikojmë politikën si është zhvilluar, nuk do të gjeni një të ngjashëm me Edi Ramën, nga mënyra si sillet me njerëzit.

Jemi në një moment shumë të rëndësishëm historik. Jemi në momentin që duhet të fillojmë të gjykojmë, e para duke vlerësuar veten tonë, që ne larine dhe jetën na e kafalur Zoti, angazhimin tone për të ndërtuar mire qënien familjare, dhe për të plotësuar interest tona komëtare, e kemi detyrim dhe nuk mund të na zërë rrugën askush dhe  askush nuk mund të sillet Zot mbi jetën dhe mbi fatet tona, të fëmijëve tanë.

Prandaj detyrimi i pare është që duhet të mendojmë se si duhet ta largojmë këtë qeveri dhe rruga për t`a larguar Edi Ramën dhe regjimin e tij të korruptuar, në mënyrë të padiskutueshme është pjesëmarrja massive në votime. Demokracia fiton vlerë, politika bëhet e përgjegjshme, kur njerëzit dalin dhe votojnë.

E dyta pastaj padyshim është se si votohet. Dhe pyetja është e thjeshtë.

Do të pranojmë që Edi Rama të largojë shqiptarët nga Shqipëria apo shqiptarët të bashkuar duhet të largojnë njëherë e përgjithmonë Edi Ramën dhe regjimin e tij të korruptuar?

Unë mendoj që ka ardhur koha që ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar për të larguar Edi Ramën dhe regjimin e tij tëkorruptuar, dhe kjo është thirrja ime.”

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments