Mbyllën dyert e bashkisë! E gjithë administrata në fushatë (FOTO)
Kandidati i PD Lefter Gështenja per qarkun e Elbasanit ku perfshihet dhe Librazhdi ka bere denoncim me fakte sesi administrata e bashkise se Librazhdit ka braktisur punen dhe i eshte perkushtuar fushates elektorale.
Ndiqni me foto punonjes te bashkise qe kane lene punen dhe bejne fushate ne terren.
ADMINISTRATA BRAKTIS DETYRËN![]()
Sot u mbyllën dyert e bashkisë! Skandale të njëpasnjëshme që shoqëruan ardhjen e Edi Ramës në Librazhd është edhe përfshirja e administratës në fushatën elektorale gjatë orarit zyrtar të punës. Ky është trend, përdorimi i administratës së bashkisë dhe institucioneve të tjera për të mbushur sheshet dhe fituar vota. Në fotot e mëposhtme shihen me rradhë drejtorët e bashkisë dhe administrata, paga e te cilëve paguhen nga taksat e qytetarëve, kanë braktisur detyrën dhe janë vendosur në shërbim të partisë.
1. Aldo Karaj – Drejtor Ekzekutiv në aktivitetet kulturore
2. Andri Çota – Sekretar I Këshillit Bashkiak
3. Brixhilda Biçaku- Drejtor Drejtorie I Administratës së Bashkisë
4. Elson Malluta – Sekretar I Këshillit Bashkiak
5. Ibrahim Koçi- Specialist i Marrëdhënieve me Publikun
6. Amarildo Muraçi- Topograf
7. Elvira Poçi- Drejtor Drejtorie i Administratës Shtetërore
8. Ladion Alikaj- Zjarrfikës
9. Mariglen Hoxha- Specialist i nivelit të lartë
10. Elvin Hoxha- Nënpunës i sigurimeve shoqërore
11. Elona Seferi- Punonjëse shërbimi (Posta Shqiptare)
12. Elton Faqolli – Specialist të dhënash
13. Indrit Balla –Inspektor I sigurimit dhe shëndetit për mbrojtjen e konsumatorit
14. Dilaver Terziu – Inxhinier Instalimi-Programim të sistemeve teknologjike. Mbas shumë vitesh qeverisje të papërgjegjshme, të korruptuar dhe të shkëputur nga njerëzit, është koha për një qeverisje të përgjegjshme që punon për Librazhdin. Shqipëria duhet të ndryshojë.
Ndryshimin do ta sjellim më 25 prill. #shqiperiafiton
#votoPartiaDemokratike9![]()








