Kryemadhi/ Pse Rama po hesht për tepsinë…

Politike

Mars, 24/03/2021

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar fushatën në qytetin e  Fierit ku ka prezantuar kandidaten për deputete, Luisida Muho.

Kryemadhi tha se në këtë qytet kanë ndodhur shumë padrejtësi duke ju referuar Kryeminstrit Rama. Sipas saj, Edi Rama 4 vite më parë e kërkonte tepsinë, por sot hesht sepse e di që e ka të humbur.

‘Në 25 Prill unë jam e bindur që qytetarët do ta ndëshkojnë me votë, Edi Ramën. Se në 4 vitet me përpara e donte tepsinë vetë, timonin vetë i donte të gjithë gjërat vetë, tashmë që i mori gjërat vetë po hesht sepse është jo vetëm një gënjështar por, po e çon autobuzin e rilindjes drejt greminës.

Ne kemi qenë frenues në të gjithë çmendurinë e Edi Ramës në 4 vitet e para të mandatit të mandatit 2013-2017 por kemi dhe përgjegjësinë tonë që nuk e vendosëm me kushtet e administrimit ku parlamenti është ai që kontrollon qeverinë dhe qeveria është ajo që iu shërben qytetarëve. Dhe ne këtë lloj standardi këtë lloj politike duhet ta kthejmë’- u shpreh Kryemadhi.

‘Ndërkohë që, angazhimi i Luisidës me LSI-në ka të bëjë jo vetëm për votën për LSI-në, por edhe me një mision të cilin ne e kemi diskutuar me Luisidën, e cila është një mësuese, e cila e ka pasur mundësinë për të lëvizur, për të ardhur në qytetin i Fierit, por ajo ka pranuar që tu shërbejë fëmijëve të zonës dhe rrallë herë i gjen mësuese të tilla me një energji, me një pasion, por pasioni i saj nuk ka qëndruar vetëm tek mësimdhënia, por edhe tek ajo pikë e programit që në fakt ne na ka dalë: Shqipëria shtëpia juaj!’- u shpreh Kryemadhi për kandidaten.

Ndërsa foli për mikëpritjen që i ishte bërë në Fier, Kryemadhi shtoi se në vizitat e bëra nëpër shtëpi dilte gjithmonë një socialist.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments