Nazarko për Fatos Nanon: Dordolec politik, budalla, pi konjak e dërdëllit

Aktualitet

Analisti Shpëtim Nazarko ka shpërthyer në akuza dhe etiketime negative ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano, pas intervistës së këtij të fundit disa ditë më parë, e cila njëkohësisht solli shumë reagime politike dhe në publik.

Teksa flitej për politikën shqiptare në krahasim me atë të Kosovës, pas fitores së Albin Kurtit, Nazarko tha mbrëmjen e kaluar në emisionin “Real Story” në News24 se i ka ardhur ndot nga ai. Në argumentin e tij ai theksoi, se Nano nuk i ka dhënë asgjë Shqipërisë, asnjë ide, duke e krahasuar me një dordolec politik.

“E pashë atë dhe më erdhi ndot nga ai. Ekonomist që nuk i ka dhënë asgjë Shqipërisë, po nuk ka shkruar një artikull të vetëm dhe ka fytyrë të na japë mend atje si një dordolec politik, e turpshme. Më erdhi ndot, vetëm se kisha tim atë sëmurë se do t’i kthehesha dhe t’i thosha o budalla ke 30 vjet, na mbahesh dhe burrë i mençur, hale. Ku i ke ata artikuj, nuk ke shkruar një artikull, ke 30 vjet, të ka bërë 5 herë kryeministër Shqipëria, s’ke thënë një llaf, s’ke folur një llaf. Vetëm rri atje para gaxhoit, pi konjak dhe i dërdëllis popullit tënd, se ç’ishte ky e, se ç’ka ky e, se ç’bën ky. T’i vijë turp që del në televizor, që zë dhe ekranet. E ka bërë 5 herë ky vend, ia ka shpërblyer ato 5 vjet burg me 5 herë të bërë kryeministër. S’ka thënë asnjë ide dhe vazhdon të mbajë prapë atë megalomanin. Ide ke apo jo? Po shkruaj një artikull. Shkruaj dhe budallallëk”, tha Nazarko për Fatos Nanon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *