Të qeshësh me pushtetin e pushtetarët sot, veç rrezikon.

Analize

Erges Eskiu

Qendroni tek alternativa opozitare dhe nëse dëshironi ndryshimin, shpërndajeni alternativen e saj. Të qeshësh me pushtetin e pushtetarët sot veç rrezikon. Të qeshësh kur vendi ka nevojë edhe për ty, është e rezikshme! Të gjithë bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë. Shqipëria bëhet me shqiptar, me Ne, duke bashkëpunuar. Pushteti po luan vetëm dy karta sot: E para të korruptojë votuesit, pasi janë vetë të korruptuar dhe e mendojnë çdo njeri, si një mall tregu, që mund të blihet dhe shitet sa herë të ketë nevojë pushteti.

Nga ana tjetër nuk kanë fuqinë mendore të prodhojnë diçka pozitive për njerëzit, ndaj mendojnë vetëm si t’i manipulojnë këta të fundit. E dyta po luan kartën e të ngriturit të mjegullës. Të relativizojë, të ngrejë diskutime shterp, të prodhojë miniskandale, të bëjë deklarata të pahijshme për zyrtarë shtetërore, që njerëzit të merren me ta dhe jo me opozitën, qoftë edhe duke i sharë e mallkuar sepse në këtë mënyrë votuesit shtensionohen duke e zbrasur tensionin si në stadiume apo bërë humor, por njëkohësisht ngaqë nuk ngelet kohë të dëgjojnë opozitën, gabimisht mendojnë më pas se nuk ka alternativë. A do ia dalin të frenojnë humbjen? Normalisht jo, por një këshillë miqesore dua ta jap sot:- Nëse doni ndryshimin atëherë flisni rreth alternativës opozitare, shpërndajeni atë. Vetëm duke u bërë çështje dite dhe diskutimi opozita, Shqipëria fiton!

Në çdo familje, në çdo rrjet social, në çdo rrugë a kafene, mënyra për të mundur pushtetin është të flitet për e mbi opozitën. Harrojeni rilindjen! Fajet e saj do i gjykojë drejtësia pas 25 prillit. Alternativa opozitare, që lë lekë në xhepat tuaj, për t’i administruar ju vetë, me mirë se qeveria. Alternativën, që na bënë të gjithëve bashkë të paguajmë më pak për çmimin e dritave dhe të ujit. Alternativën, që na bën të paguajmë më pak litrin e karburantit e sigurisht edhe çmimet e shportës. Alternativën, që ka në vëmendje pacientin dhe mjekun në politikën shëndetsore dhe jo atë, që përpiqet të vendosë në konflikt këta dy aktor të rëndësishëm.

Alternativën, që zotohet të investojë për rininë, që të rinjtë tanë të mos largohen nga familjet e tyre, por ta ndërtojnë jetën këtu dhe të zhvillojnë vendin. Alternativën, që zotohet të investojë në inovacion, në kërkim shkencor si e vetmja rrugë për të zhvilluar Shqipërinë tonë. Alternativën, që zotohet të rrisë rrogat e mjekëve, infermierëve dhe mësuesve si mjeti kryesor për të zeruar korrupsionin në shëndetësi dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimit në shëndetësi dhe arsim. Vetëm duke e lënë jashtë vëmendjes pushtetin, fiton Shqipëria! E ardhmja është e jona! Bashkë me Partinë Demokratike ne do i japim vendit shpresë.

Në 25 prill votoni për më shumë para në xhepat tuaj, për shërbim shëndetësor më të mirë dhe me më pak kosto, për inovacionin, për rendin publik, për integrimin në BE. 25 prill Shqipëria Fiton.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments