Lulzim Basha takon fasonët, i njeh me planin ekonomik të PD
Kreu i PD Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesit e biznesit fason në vendin tonë, dhe iu ka prezantuar atyre planin ekonomik të kësaj force politike.
“Me këtë program fiton Shqipëria. Fitoni ju. Fitojnë familjtre tuaja. Angazhimi i përbashkët është rruga për ta nxjerr industrinë tuaj nga kriza. Për ta rimëkmëbur. Dhe ju të mbani forcën puntore, të rrisni fitimin dhe ta shtoni forcën punëtore”, tha Basha.
Kreu i PD tregoi të vetmen rrugë që ka Shqipëria sipas tij në 25 prill. “Në 25 prill kemi një zgjidhje, ose fiton Shqipëria ose fiton një bandë në kurriz të shqiptarëve”, u shpreh ai.
Ndërkohë, përfaqësuesit e biznesit fason i thanë kreut të PD se afro 15 mijë punonjës janë larguar. “Kemi qenë 70 mijë, jemi 55 mijë. Pra kanë ikur diku te 15 mijë punonjës. Ne kërkojmë rend dhe siguri. Duam tregje të reja dhe punëtorë. Për shkak të ikjeve masive nga vendi, ne vuajmë për punëtorë, të kualifikuar”, tha një prej tyre.