Sot është koha e diktatorëve, abuzuesve, mashtruesve, antishqiptarëve, antivlerave.
NGA GERTI FREGJAJ
Këto “” Opozitat “” e opozitave pa pushtet prej afro 8 – vitesh, si ti kuptosh?!
Normalisht i kërkohet llogaridhënie pushtetit, por ti kërkosh llogari liderit të opozitës pa asnjë lloj pushteti … jo flokët me xhel, jo i ka lyer, jo fle gjumë, etj, gjëra jo serioze, etike dhe mbi të gjitha për çfarë i hyjnë në punë popullit i cili po lëngon për mbijetesë në mëshirë të fatit nga 8 vite pushtet absolut i qeverisë aktuale.
Fasadat, fjalët e bukura, batutat, nuk ushqejne asnje familje, nuk sjellin siguri, shëndetsi, arsim, mirëqënie për asnjë familje të ndershme shqiptare..për asnjë familje në nevojë..8 vite janë shumë.. shumë.. nuk do jetojmë 800 vite që ti themi hajt merini edhe 4 vite se i meritoni.. 8 vite nga jeta jonë me çdo të keqe të mundshme.. pa asnjë lehtesim, pa asnjë ndihmë, pa asgjë të mirë prej kti pushteti diktatorial i cili vërtet nuk la gjë pa bërë në dëm të gjithsecilit prej nesh.
Ka ardhur Koha ti kërkojmë llogaridhënie cilësdo qeveri, cilitdo pushteti, cilitdo individi .. të cilët kanë abuzuar masivisht me paratë publike dhe e kanë bërë jetesën në Shqipëri të pamundur.. Sot është koha e diktatorëve, abuzuesve, mashtruesve, antishqiptarëve, antivlerave.
Por nesër jo më.. nesër do jetë dita e gjithsecilit prej nesh të themi fjalën tonë dhe të mendojmë për Ne, Familjen, Vlerat. Të mendojmë për fëmitë tanë dhe ti themi me krenari këto janë trojet tona, trojet e shqiptarëve të ndershëm, me vlera.